BallinaSuperliga e KosovësKosova rikthehet në stërvitje, fokusohet te Izraeli - Kampionet

Kosova rikthehet në stërvitje, fokusohet te Izraeli – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer stërvitjeve për përballjen me Izraelin.

“Dardanët” duhet ta harrojnë sa më shpejtë humbjen nga Austria, ngase nevojiten pikët e plota në Hungari të enjten.

FFK-ja ka njoftuar se tashmë lojtarët janë rikthyer në stërvitje. Përndryshe, lojtarët që ishin titullarë si zakonisht iu nënshtruan programit të rigjenerimit.

“Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen

Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.

Në seancën e sotme në Debrecen, futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Austrisë zhvilluan stërvitje, ndërsa titullarët e kësaj sfide iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër”.

Përndryshe, përballja mes Izraelit dhe Kosovës zhvillohet në Debrecen të enjten nga ora 20:45./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments