BallinaSuperliga e Kosovës“Koha të reflektojmë”, Baton Zabërgja thirrje yjeve të Kosovës para përballjes me...

“Koha të reflektojmë”, Baton Zabërgja thirrje yjeve të Kosovës para përballjes me Izraelin – Kampionet

Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kombëtarja e Kosovës duhet të reflektojë para sfidës me Izraelin.

“Dardanët” duhet patjetër t’i marrin pikët e plota ndaj Izraelit, sidomos pas humbjes nga Austria nëse duan të mbesin në garë për promovim direkt në Ligën A.

Për faqen zyrtare të FFK-së, Zabërgja thotë se gjithçka po shkon mirë si dhe atmosfera në kamp është e shkëlqyer.

“Stërvitja shkoi mjaft mirë sepse i gjithë ekipi ishte në gjendje të mirë fizike dhe atmosfera është e mirë. Shpresojmë që në ndeshjen e ardhshme të japim maksimumin”.

Ai tutje shtoi se kanë analizuar kundërshtarin dhe objektivi është fitorja.

“Kemi analizuar Izraelin, janë kundërshtar i fortë dhe duhet t’i qasemi ndeshjes me përqendrim 100 për qind dhe në fund të arrijmë fitoren. Është koha të reflektojmë nga humbja e Austrisë në këtë grup që kemi dhe shpresoj në fitore”.

Përndryshe, Zabërgja ka qenë titullar te Kosova në dy përballjet e fundit për Ligën e Kombeve./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments