
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për përballjen ndaj Izraelit.
Në Debrecen, “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e radhës para sfidës që do të luhet të enjten në Hungari.
Përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që i ka pasur në dispozicion, përpos portierit Arijanet Muric, i cili ka zhvilluar stërvitje të lehtë pas lëndimit që pësoi me Austrinë.
“Dardanët vazhdojnë përgatitjet në Debrecen!
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Izraelit, që zhvillohet të enjten në Hungari.
Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar me të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa Arijanet Muriq, për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Austrisë në Vjenë, ka zhvilluar vetëm stërvitje të lehtë nën përkujdesjen e trajnerit atletik”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Ndërkohë, Albian Hajdari siç u njoftua më herët është larguar nga grumbullimi derisa Leon Avdullahu mungon përkohësisht shkaku i arsyeve personale./Kampionet/


