
Kombëtarja e Kosovës e ka kryer edhe stërvitjen e radhës para përballjes me Izraelin.
Optimizmi te kampi dardan është i madh, me sulmuesin Milot Avdyli që thotë se gjithçka ka shkuar mirë dhe që janë plotësisht të gatshëm.
Ylli i Celjes për faqen zyrtare të FFK-së deklaroi se objektivi është fitorja dhe beson se ka ardhur koha që Kosova t’i merr pikët e plota.
“Stërvitja ka shkuar shumë mirë, tash jemi kompletuar të gjithë. Po përgatitemi për ndeshjen kundër Izraelit dhe po besoj që do ta japim maksimumin”.
“E kemi analizuar sot ndeshjen, besoj do ta analizojmë edhe nesër. Normal, shohim se është kundërshtar mjaft i vështirë, por me kualitetin që kemi do të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Tash është momenti me u rikthyer te fitorja dhe besoj që bashkërisht do t’ia dalim”.
Përndryshe, përballja mes Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:45./Kampionet/


