BallinaLiga Ndërkombëtare“Kush je ti, o idiot?”, De Paul dhe Lewandowski u përfshinë në...

“Kush je ti, o idiot?”, De Paul dhe Lewandowski u përfshinë në një përleshje të madhe – Kampionet

Ish-lojtar i Atletico Madridit, Rodrigo De Paul, dhe ish-lojtari i Barcelonës, Robert Lewandowski, u përfshinë në një përleshje gjatë ndeshjes mes Chicago Fire dhe Inter Miami.

Chicago Fire dhe Inter Miami u ndeshen sot (e enjte) në mëngjes mes vete në kuadër të Major League Soccer dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1 .

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë pasi në një moment të ndeshjet pati edhe tensione jo të vogla.

Rodrigo De Paul, ish-lojtar i Atletico Madridit, dhe Robert Lewandowski, ish-lojtar i FC Barcelonës, u përfshinë në një përleshje gjatë ndeshjes.

Shkëndija fluturuan midis lojtarit polakë dhe atij argjentinas në pjesën e fundit të ndeshjes në Soldier Field në Çikago, teksa pati edhe shtyrje të forta.

Në shkëmbimin e tyre verbal, duket se De Paul e ka ngacmuar Lewandowskit për trofetë e fituar.

“Kush je ti, o idiot? Unë fitova dy Copa America dhe një Kupë Bote. Po ti?”, i ka thënë De Paul, yllit polak. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments