BallinaLiga NdërkombëtareMbappe zgjedh gjashtë talentët që do të sundojnë futbollin – në listë...

Mbappe zgjedh gjashtë talentët që do të sundojnë futbollin – në listë befason me disa emra – Kampionet

Kylian Mbappe ka zbuluar gjashtë talentët e rinj që e kanë impresionuar më së shumti në futbollin e sotëm, duke përfshirë disa prej emrave më të bujshëm të gjeneratës së re.

Sulmuesi i Real Madridit e nisi listën me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, për të cilin ka pasur vazhdimisht vlerësime të mëdha.

“Lamine Yamal, Estevao… Arda Guler gjithashtu mund të shkojë shumë larg”, deklaroi Mbappe, duke përmendur tre prej talentëve që i sheh me potencial të jashtëzakonshëm.

Francezi përfshiu në listën e tij edhe bashkëlojtarin te Real Madridi, Endrick, për të cilin tha se “ka potencial”.

Dy emrat e tjerë vijnë nga futbolli francez. Mbappe veçoi Warren Zaire-Emery dhe Desire Doue, dy prej talenteve më premtues të Paris Saint-Germainit.

Lista e Mbappes përfshin kështu Lamine Yamal, Estevao, Arda Guler, Endrick, Warren Zaire-Emery dhe Desire Doue, gjashtë lojtarë që francezi i sheh me potencial për t’u shndërruar në yje të mëdhenj të futbollit botëror./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments