BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridi e dënon rëndë Asencion – zbulohet gjoba marramendëse - Kampionet

Real Madridi e dënon rëndë Asencion – zbulohet gjoba marramendëse – Kampionet

Real Madridi ka marrë masa të ashpra ndaj mbrojtësit Raul Asencio, pavarësisht rikthimit të tij në skuadër, pas problemeve të fundit ligjore që kanë dëmtuar imazhin e klubit.

Asencio sapo ishte rikthyer nga lëndimi kur Jose Mourinho e përfshiu në skuadër për ndeshjen e së shtunës ndaj Rayo Vallecanos, duke i hapur rrugën rikthimit të tij në fushë. Kjo ishte hera e parë që ai përfshihej në skuadër këtë sezon.

Megjithatë, krahas vendimit sportiv, ndaj mbrojtësit është marrë edhe një masë e rëndë disiplinore. Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, Real Madridi e ka gjobitur Asencion me një shumë të konsiderueshme, e cila do t’i zbritet nga paga gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas raportimit, gjoba është rreth 100 mijë euro.

Drejtuesit e Real Madridit nuk e kanë vlerësuar vetëm shkeljen e rregullave të trafikut, por mbi të gjitha dëmin që veprimi i lojtarit i ka shkaktuar imazhit të klubit.

Asencio ishte kapur duke drejtuar automjetin në mes të natës, një sjellje që drejtuesit e klubit e kanë konsideruar të papërgjegjshme për një futbollist profesionist.

Me këtë vendim, Real Madridi ka dërguar një mesazh të qartë ndaj mbrojtësit spanjoll.

Mourinho i ka dhënë atij një mundësi të shpejtë për t’u rikthyer dhe për të dëshmuar veten në fushë, por brenda klubit është bërë e qartë se nuk do të tolerohet asnjë veprim që dëmton imazhin e Real Madridit, pavarësisht se kush është lojtari./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments