
Nathaniel Brown ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se Bayern Munichu do të interesohej për të gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Brown iu bashkua gjigantit bavarez nga Eintracht Frankfurti për një shumë të raportuar prej 50 milionë eurosh, pak pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026.
23-vjeçari kishte zhvilluar 75 paraqitje me Frankfurtin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar 12 asistime, kryesisht si mbrojtës i majtë.
Te Bayern Munichu, Brown ka luajtur si mbrojtës i majtë dhe si numër 10 nën urdhrat e Vincent Kompanyt, duke bërë gjashtë paraqitje deri më tani.
Megjithatë, Brown ka zbuluar se ishte befasuar kur mësoi për interesimin e Bayernit.

“Për të qenë plotësisht i sinqertë, kurrë nuk kam menduar se Bayerni do të më kontaktonte. Pastaj gjithçka ndodhi shumë shpejt”.
“Kur agjenti im më tregoi për interesimin e tyre, i thashë menjëherë: Nuk dua të dëgjoj për asgjë tjetër.
“Jam nga Bavaria, mund të qëndroj në Gjermani dhe t’i bashkohem ekipit më të mirë në vend – një prej klubeve më të mëdha në botë.
“Për më tepër, ishin bisedat me klubin dhe trajnerin. Edhe familja dhe miqtë e mi janë tifozë të mëdhenj të Bayernit.
“Prandaj, nuk kishte asnjë dilemë. Ishte menjëherë e qartë për mua se doja të bashkohesha me Bayernin”.
Bayerni nuk ka pësuar ende humbje në sezonin 2026/27, duke fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe duke shënuar 25 gola.
Pas pushimit ndërkombëtar, bavarezët do të përballen me Augsburgun në Bundesligë, para ndeshjes ndaj Vikingut në Ligën e Kampionëve./Kampionet/


