
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Brajan Gruda ishte vendimtar në fitoren e RB Leipzigut ndaj PSV Eindhovenit, ndërsa paraqitjet e tij të fundit tregojnë një formë në ngritje.
Brajan Gruda po kalon një periudhë pozitive te RB Leipzigu, duke e konfirmuar potencialin e tij edhe në skenën më të madhe evropiane. Sulmuesi ishte heroi i skuadrës gjermane në fitoren 1-0 ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve, duke realizuar golin vendimtar dhe duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes nga Sofascore, me notën 9.0.
Gruda e zgjidhi takimin në minutën e 75-të, kur pas një topi të kthyer nga goditja e këndit kontrolloi topin dhe goditi saktë drejt këndit të portës, duke i dhuruar Leipzigut tri pikë të rëndësishme. Ai qëndroi në fushë për 76 minuta dhe regjistroi katër goditje, tri prej të cilave në kuadrat, si dhe krijoi tri raste për bashkëlojtarët.
Paraqitja e tij u dallua edhe për aftësinë për të depërtuar me top. Kështu, 22-vjeçari u bë figura kryesore e një fitoreje që i dha Leipzigut pikët e para në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Forma e Grudës po vjen në ngritje
Forma e Grudës te RB Leipzigu ka ardhur në ngritje, me futbollistin që ka regjistruar nota të ndryshme në paraqitjet e fundit.
Ai mori notën 8.4 ndaj Heidenheimit më 22 gusht, ndërsa ndaj Borussia Mönchengladbachut më 29 gusht u vlerësua me 8.8. Më 10 shtator, në ndeshjen ndaj Comos, mori notën 6.6, për të vazhduar me 7.4 ndaj Hamburgut më 13 shtator dhe 6.5 ndaj Bayer Leverkusenit më 20 shtator.
Paraqitjen më të mirë të kësaj serie e realizoi ndaj PSV Eindhovenit më 13 tetor, kur shënoi golin vendimtar të fitores dhe u vlerësua me notën 9.0 nga Sofascore, duke u zgjedhur lojtari i ndeshjes. /Kampionet/


