BallinaLiga Ndërkombëtare“Dua të kërkoj falje”, Lisandro Martinez ndryshon qasje pas takimit me kryesinë...

“Dua të kërkoj falje”, Lisandro Martinez ndryshon qasje pas takimit me kryesinë e Man Unitedit – Kampionet

Lisandro Martinez ka kërkuar falje për deklaratat e tij pas humbjes së Manchester Unitedit ndaj Atletico Madridit, kur kritikoi drejtuesit e klubit anglez për mungesën e ambicieve në tregun e transferimeve.

Mbrojtësi argjentinas ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit dhe trajnerin, ku kanë diskutuar hapur për situatën e krijuar pas ndeshjes së së martës.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Martinez pranoi se zhgënjimi nga humbja e kishte shtyrë të shprehej në një moment dhe vend që nuk ishin të përshtatshëm.

“Sot u takova me drejtuesit e klubit dhe trajnerin. Ishte një bisedë shumë pozitive, gjatë së cilës patëm mundësinë të shkëmbenim mendime dhe të flisnim hapur për atë që ndodhi pas ndeshjes së së martës”.

“Zhgënjimi nga humbja më bëri të shprehja atë që ndieja në një moment dhe vend që ndoshta nuk ishin të duhurit, dhe për këtë dua të kërkoj falje.

“Klubi ynë është në formën më të mirë kur jemi të gjithë të bashkuar dhe e pranoj se fjalët e mia në atë moment nuk ndihmuan në këtë drejtim”.

“E di se çdo person në Manchester United po bën gjithçka që është e mundur për të arritur ambicien tonë të përbashkët: t’i sjellim suksesin që ky klub dhe tifozët e tij meritojnë”.

“Tani që kjo çështje është lënë pas, jemi plotësisht të përqendruar te fitoret së bashku”, thuhet në deklaratën e Martinezit.

Man Unitedi në vikend do të përballet me Leeds Unitedin në Ligën Premier./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments