
AC Milani i është kthyer fitoreve për të shënuar në udhëtim te RB Salzburg, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.
“Rossonerët” zhvilluan një paraqitje dominuese për të fituar me rezultat 0-4.
Alphadjo Cisse me një gol të bukur me kokë e kaloi Milanin në epërsi (15’).
Cisse pastaj e dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Davide Bartesaghit (32’).
Cisse për ta kompletuar paraqitjen e shkëlqyer edhe e kompletoi het-trikun pas asistimit të Adrien Rabiot (49’).
Fitoren e Milanit pastaj e vulosi i inkuadruari Gonçalo Ramos me një goditje të bukur pas një aksioni (72’).
Milani kësisoj merr tre pikë në Ligën e Evropës, aq sa ka edhe Salzburgu./Kampionet/


