BallinaSuperliga e KosovësFormacionet zyrtare, Kosovë - Irlandë: Foda me disa ndryshime, starton Edon Zhegrova -...

Formacionet zyrtare, Kosovë – Irlandë: Foda me disa ndryshime, starton Edon Zhegrova – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës do t’ia nisë aventurën e Ligës së Kombeve si nikoqir i Republikës së Irlandës.

Përzgjedhësi Franco Foda ka bërë disa ndryshime, duke zgjedhur rreshtimin 3-4-3, ku nga minuta e parë luajnë dyshja Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja, të cilët jemi mësuar shpesh t’i shohim në stol.

Në mbrojtje, Ilir Krasniqi do ta zëvendësojë Amir Rrahmanin e pensionuar pranë Lumbardh Dellovës dhe Albian Hajdarit.

Në anën tjetër, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda mbesin në krahë, kurse Veldin Hoxha do të luajë në vendin e të lënduarit Elvis Rexhbeçaj pranë Leon Avdullahut.

Formacionet zyrtare:

Kosovë: Muric; I.Krasniqi, Dellova, Hajdari; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja; Muriqi

Irlandë: Kelleher; Egan, O’Shea, Abankwah; O’Brien, Ogbene, Knight, Molumby, Sacales; Azaz; Parrott.

Përballja do të nisë nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments