BallinaLiga NdërkombëtareYlli i skuadrës dhe 50 milionë euro, Atletico Madridi pranon ofertën e...

Ylli i skuadrës dhe 50 milionë euro, Atletico Madridi pranon ofertën e Arsenalit – Kampionet

Atletico Madridi thuhet se e ka pranuar ofertën e Arsenalit për sulmuesin Julian Alvarez.

Gjiganti londinez raportohet se ka ofruar 50 milionë euro dhe shërbimet e sulmuesit Viktor Gyokeres, gjë që ia ka plotësuar të gjitha kërkesat “Los Rijoblancos”.

“El Chiringuito” ndër të tjera raporton se tani ka mbetur vetëm që dy lojtarët të japin “dritën e gjelbër”, ngase aktualisht nuk kanë marrëveshje me klubet e përmendura.

Alvarez ëndërronte kalimin te Barcelona, e cila ofroi 100 milionë euro por që Atletico e refuzoi menjëherë ofertën.

Në anën tjetër, ende është e paqartë qëndrimi i Gyokeres duke qenë se edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesorë te “Topçinjtë” me të cilët fitoi titullin e Ligës Premier si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments