BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Chelsea prezanton Morgan Rodgersin - Kampionet

Zyrtare: Chelsea prezanton Morgan Rodgersin – Kampionet

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke e bërë atë futbollistin britanik më të shtrenjtë në histori.

Mesfushori ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare me klubin londinez, duke u bërë përforcimi më i madh i epokës së trajnerit të ri, Xabi Alonso.

Rogers i bashkohet Chelseat pasi zhvilloi gjashtë ndeshje me Anglinë në Kupën e Botës 2026, ndërsa paraqitjet e tij mbresëlënëse me Aston Villan i siguruan ftesën nga Thomas Tuchel për në kombëtare.

Gjatë periudhës së tij te Aston Villa, 24-vjeçari zhvilloi 125 ndeshje, duke realizuar 31 gola dhe 29 asistime. Ai bëri një ngritje të madhe në karrierë pas aventurave të mëparshme te Middlesbrough, Lincoln City, Bournemouth dhe Blackpool.

Rogers është produkt i akademisë së Manchester Cityt dhe tani do të ribashkohet te Chelsea me ish-bashkëlojtarët e tij, Cole Palmer dhe Liam Delap.

Transferimi i tij tejkalon rekordin e mëparshëm të merkatos verore, të vendosur pas kalimit të Elliot Anderson te Manchester City për 116 milionë funte, duke e bërë Morgan Rogers afrimin më të shtrenjtë të një futbollisti britanik në histori./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments