BallinaLiga NdërkombëtareBarcelona e do kampionin e botës me Spanjën - ofron vetëm 15...

Barcelona e do kampionin e botës me Spanjën – ofron vetëm 15 milionë euro – Kampionet

Aymeric Laporte mund të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës në repartin e mbrojtjes. Klubi katalanas ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e qendërmbrojtësit spanjoll, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës, ku ndihmoi Spanjën të shpallej kampione.

Laporte formoi një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes me Pau Cubarsín, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit të drejtuar nga trajneri spanjoll.

“La Roja” pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut, ndërsa paraqitjet e mbrojtësit 32-vjeçar kanë bindur drejtuesit e Barcelonës për ta konsideruar si një opsion serioz.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona ka planifikuar një takim me përfaqësuesit e Laportes për të diskutuar mundësinë e një transferimi.

Drejtori sportiv Deco ka qenë i impresionuar nga performanca e tij dhe kishte zhvilluar kontakte paraprake gjatë qëndrimit të klubit në SHBA, me palët që kishin rënë dakord të riktheheshin te bisedimet pas përfundimit të Botërorit.

Laporte u rikthye te Athletic Bilbao nga Al Nassr në shtatorin e vitit të kaluar për rreth 10 milionë euro dhe ka kontratë me klubin bask deri në qershor të vitit 2028.

Barcelona beson se përvoja e tij mund të jetë një vlerë e madhe për skuadrën, sidomos për shkak të historisë së tij të pasur me trofe. Laporte ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, Kampionatin Evropian 2024 dhe së fundmi Kupën e Botës me Spanjën.

Një faktor që e bën marrëveshjen më tërheqëse për katalanasit është klauzola e lirimit të lojtarit, e cila raportohet të jetë nën 15 milionë euro. Një shumë që Barcelona e konsideron të përballueshme për një mbrojtës me përvojën dhe profilin e Laportes. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments