BallinaLiga NdërkombëtareShtohen problemet për Chelsean - lëndohet sulmuesi kryesor - Kampionet

Shtohen problemet për Chelsean – lëndohet sulmuesi kryesor – Kampionet

Chelsea do të jetë pa sulmuesin Joao Pedro për rreth tre javë e gjysmë, për shkak të një problemi në gju.

Sipas “ESPN Brasil”, braziliani iu nënshtrua ekzaminimeve të martën, ku testet zbuluan një ënjtje në gju, të shkaktuar nga një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe ligamentin kolateral medial (MCL).

Pas ekzaminimeve, Chelsea ka marrë rekomandimin që sulmuesi të pushojë për tre javë e gjysmë. Kjo do të thotë se Joao Pedro do të mungojë në ndeshjen e së premtes ndaj Brentfordit.

telegrafi.com

Joao Pedro tashmë është tërhequr nga grumbullimi i Brazilit për shkak të këtij problemi.

Sulmuesi do ta shfrytëzojë periudhën e pushimit ndërkombëtar për t’u fokusuar në rikuperimin e tij, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të trajnerit të Chelseat. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments