BallinaLiga NdërkombëtareGuti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi...

Guti zbulon yllin e Atletico Madridit që do ta transferonte Real Madridi – Kampionet

Para derbit të Madridit në “Riyadh Air Metropolitano”, legjenda e Real Madridit, Guti, është pyetur se cilin lojtar nga rivali i qytetit do ta transferonte për ta përforcuar skuadrën.

Ish-mesfushori spanjoll nuk ka hezituar dhe ka përmendur yllin argjentinas, Julián Álvarez, edhe pse pranoi se një transferim i tillë do të ishte praktikisht i pamundur.

Duke folur për vështirësitë e mëdha financiare dhe praktike të një marrëveshjeje të tillë, Guti tha:

“Julian Alvarez do të ishte një transferim i mirë për Mourinhon, por Atletico tashmë ka refuzuar 150 milionë euro nga Florentino, kështu që nuk mendoj se është e realizueshme”.

Oferta prej 150 milionë eurosh e bërë gjatë verës nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ishte refuzuar shpejt nga Atletico Madridi, i cili nuk është i gatshëm të negociojë.

Profili i Alvarez përshtatet me mënyrën taktike të Mourinhos, e cila mbështetet në tranzicionet e shpejta, por përfshirja e sulmuesit në një skuadër që tashmë ka Viniciusin dhe Mbappen mbetet një sfidë./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments