
Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Arsenalit, Martin Zubimendi, ndërsa klubi londinez raportohet se mund të shqyrtojë largimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Sipas SPORT, gjiganti spanjoll mund të tentojë transferimin e reprezentuesit të Spanjës, i cili iu bashkua Arsenalit nga Real Sociedad në vitin 2025 për rreth 65 milionë euro.

Megjithatë, Zubimendi nuk ka pasur një fillim të lehtë të sezonit, pasi roli i tij në skuadër është vënë në pikëpyetje për shkak të minutave të kufizuara.
Nëse situata e tij nuk përmirësohet deri në hapjen e afatit kalimtar të janarit, Arsenali mund të jetë i gatshëm të shqyrtojë një largim të mesfushorit.
Real Madridi e kishte ndjekur Zubimendin edhe para transferimit të tij në Londër dhe vazhdon ta shohë 27-vjeçarin si një opsion për të përforcuar pozitën e mesfushorit defensiv.
Megjithatë, Zubimendi ka kontratë me Arsenalin, ndaj çdo transferim në janar do të varej nga një marrëveshje mes dy klubeve. /Kampionet/



