BallinaSuperliga e KosovësZekirija Ramadani nuk është më trajner i Dritës - Kampionet

Zekirija Ramadani nuk është më trajner i Dritës – Kampionet

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me kampionen e Kosovës.

Ramadani ka bërë të ditur për Kampionetn se ai dhe klubi gjilanas kanë vendosur ta përfundojnë bashkëpunimin, pa dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi.

“Po është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin, detajet do t’i mësoni më vonë”, ka thënë shkurt Ramadani për Kampionetn.

Ramadani u emërua në krye të Dritës në vitin 2024 dhe arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke e rikthyer klubin gjilanas në majat e futbollit kosovar.

Gjatë periudhës së tij në stolin e Dritës, Ramadani la gjurmë të rëndësishme, duke e udhëhequr ekipin drejt sukseseve të mëdha dhe duke siguruar dy tituj kampioni radhazi të Kosovës.

Me punën e tij, trajneri shkupjan fitoi vlerësime për organizimin dhe stabilitetin që i dha skuadrës, ndërsa Drita vazhdoi të jetë një nga klubet kryesore në futbollin kosovar.

Për momentin nuk janë bërë të ditura arsyet që kanë çuar në përfundimin e bashkëpunimit mes Ramadanit dhe klubit gjilanas.

Mbetet të shihet se kush do ta pasojë Ramadanin në stolin e Dritës dhe si do të vijojë rrugëtimi i kampiones së Kosovës në sezonin e ri./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments