BallinaLiga Ndërkombëtare53 vjet pritje përfunduan me festë, Xhaka kapiten në rikthimin historik të...

53 vjet pritje përfunduan me festë, Xhaka kapiten në rikthimin historik të Sunderlandit – Kampionet

Kishte spektakël, emocione dhe festë të madhe në “Stadium of Light” të mërkurën mbrëma, ku Sunderlandi shënoi rikthimin e shumëpritur në skenën evropiane pas plot 53 vjetësh.

Klubi anglez u rikthye në një garë evropiane për herë të parë që nga viti 1973 dhe këtë moment historik e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme – me fitore.

Sunderlandi, me Granit Xhakën si kapiten, mposhti 1-0 AZ Alkmaarin në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës. Përballë një kundërshtari holandez, skuadra angleze zhvilloi një ndeshje të disiplinuar dhe arriti ta ruajë portën e paprekur deri në fund.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 66-të. Enzo Le Fee mori përgjegjësinë nga pika e bardhë dhe u tregua i saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shkaktuar festë të madhe në “Stadium of Light”.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe Granit Xhaka. Mesfushori me prejardhje shqiptare e mbajti shiritin e kapitenit dhe e kompletoi të gjithë ndeshjen në mesin e fushës.

Xhaka pati një paraqitje të sigurt dhe me përvojën e tij ndihmoi Sunderlandin të menaxhonte avantazhin në pjesën e dytë. Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës angleze në këtë mbrëmje të veçantë.

Me këtë fitore, Sunderlandi nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në Ligën e Evropës, ndërsa tifozët e klubit kanë tashmë një tjetër arsye për të besuar në një rrugëtim të gjatë në Evropë. Pas 53 vitesh pritje, kthimi në skenën evropiane nuk mund të kishte nisur më bukur për Sunderlandin. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments