BallinaKombëtarjaNjë gjyqtar portugez do të ndajë drejtësinë në Kosovë–Austri - Kampionet

Një gjyqtar portugez do të ndajë drejtësinë në Kosovë–Austri – Kampionet

 

Gjyqtari portugez António Nobre do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Austrisë, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Nobre, i cili është pjesë e elitës së arbitrimit në Portugali, ka përvojë edhe në garat evropiane të UEFA-s, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Ai ka drejtuar edhe ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare të kombëtareve. Në vitin 2025, ai ishte arbitër kryesor në përballjen Francë–Irlandë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Nobre do të ketë një ekip tërësisht portugez në “Fadil Vokrri”. Asistentët e tij do të jenë Nelson Pereira dhe Paulo Brás, ndërsa Miguel Nogueira është caktuar gjyqtar i katërt.

Në VAR do të jenë po ashtu portugezët André Narciso dhe Fábio Oliveira Melo. Kështu, UEFA ka caktuar një ekip të plotë nga Portugalia për sfidën Kosovë–Austri. /Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments