BallinaSuperliga e KosovësKosova U17 pëson humbje të thellë ndaj Irlandës - Kampionet

Kosova U17 pëson humbje të thellë ndaj Irlandës – Kampionet

Kombëtarja e Kosovës U17 në futboll ka pësuar një humbje të thellë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027.

“Dardanet” e reja u mposhtën me rezultat 6-0 nga Irlanda U17, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Irlanda e zgjidhi çështjen e fituesit me një paraqitje bindëse, teksa Lara Dallaghan dhe Ellen Goggin realizuan nga dy gola.

Në listën e golashënueseve u regjistruan edhe Hailey Toomey dhe Maisy Healy, me nga një gol secila.

Pas kësaj humbjeje, Kosova mbetet në vendin e tretë të Grupit 1 me katër pikë, pas fitores ndaj Azerbajxhanit dhe barazimit pa gola me Shqipërinë.

Irlanda kryeson grupin me nëntë pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta po me katër pikë kurse Azerbajxhani mbyll tabelën pa pikë.

Kosova do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme të kësaj faze kualifikuese. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments