BallinaKombëtarjaTre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë...

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje – Kampionet

 

Kombëtarja e Kosovës i kompletoi katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, duke regjistruar një fitore (ndaj Irlandës), dy barazime (Austrisë dhe Izraelit) si dhe një humbje në Vjenë ndaj austriakëve.

“Dardanët” zhvilluan paraqitje solide, duke marrë parasysh se zhvilluan plot katër ndeshje brenda vetëm 14 ditëve.

Faktikisht, shkaku i orarit të ngjeshur edhe forma e lojtarëve u vërejt mjaft shumë. Fillimisht, Kosova zhvilloi një paraqitje spektakulare ndaj Irlandës, mirëpo në ndeshjen e dytë në Vjenë, u pa që lojtarët kishin pak rënie në formë shkaku i energjive të shpenzuara për ta fituar sfidën në Prishtinë.

Kësisoj, edhe përzgjedhësi Franco Foda u detyrua të bënte plot tetë zëvendësime në barazimin pa gola ndaj Izraelit, duke pushuar lojtarët kryesorë të formacionit bazë. Vendimi faktikisht doli i duhur, me Kosovën që më pas zhvilloi tjetër paraqitje të shkëlqyer, e që fatkeqësisht s’morëm pikët e plota ndaj Austrisë në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, nga tërë yjet që pushuan dhe e shikuan ndeshjen nga stoli ose tribuna, tre prej tyre nuk e bënë. Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi ishin të padiskutueshëm në formacionin e teknikut gjerman duke mos e humbur as edhe një minutë në katër ndeshje.

Secili prej tyre zhvilloi mbi 360 minuta në përgjithësi, duke lënë të gjithë fuqinë në fushë për ta përfaqësuar sa më mirë Kosovën.

Faktikisht, përpos pjesëmarrjes, secili luajti rol të madh në këto rezultatet të arritura, ku “SofaScore” vazhdimisht i ka vlerësuar me notën mbi 7.0, që është mbi mesataren.

Dy ndeshje për ta mësuar se ku do të ndodhemi

Pas këtyre katër xhirove, Kosova ndodhet në pozitën e dytë në grupin B3 të Ligës B, tri pikë më pak se Austria, që tani padiskutim është favoriti për t’u promovuar direkt në Ligën A, dhe me pikë të barabarta me Irlandën. Izraeli ndër të tjera ka dy sosh.

Kësisoj, Kosova duhet t’i zhvillojë edhe dy përballjet e muajit nëntor (ndaj Izraelit dhe Irlandës) për të mësuar se si do të përfundojë ky grup, me objektivin që është vendi i dytë shkaku që do të na siguronte një pozitë në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti për “Euro 2028”.

Përpos pozitës së garantuar në vazon e dytë, Kosova do ta kishte edhe një mundësi për t’u promovuar në Ligën A, mirëpo duhet të përballet me njërën nga vendet e treta që renditen aktualisht, gjithçka varet nga shorti.

Rikujtojmë, Kosova më 14 nëntor përballet me Izraelin kurse tre ditë më vonë udhëton për Dublin, ku do të takohet me Irlandën./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments