BallinaLiga NdërkombëtareZidane kujton vitet e arta me Ronaldon: Ai më ndihmoi të fitoja...

Zidane kujton vitet e arta me Ronaldon: Ai më ndihmoi të fitoja shumë trofe – Kampionet

Zinedine Zidane ka vlerësuar lart Cristiano Ronaldon, duke i dhënë meritat yllit portugez për një pjesë të rëndësishme të suksesit që së bashku e përjetuan gjatë periudhës te Real Madridi.

Legjenda franceze punoi me Ronaldon gjatë periudhës kur ishte trajner i Real Madridit, nga viti 2016 deri më 2018.

Në atë periudhë, sulmuesi portugez ishte një nga figurat kryesore në sukseset e shumta të skuadrës madrilene.

Në 114 paraqitje nën drejtimin e Zidane, Ronaldo shënoi 112 gola dhe dhuroi 27 asistime, duke ndihmuar Real Madridin të fitonte 11 trofe.

Mes tyre ishin tri tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, si dhe dy tituj të La Ligës.

Duke folur në konferencën për media para ndeshjes së Francës ndaj Belgjikës, Zidane u kthye me nostalgji te periudha e tij e punës me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Duhet t’i bëjmë një nderim të madh për karrierën e tij. Unë pata fatin ta kisha me vete. Ai më ndihmoi të fitoja shumë trofe”, deklaroi Zidane.

Francezi pati vetëm fjalë të mira edhe për karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos, ndërsa portugezi po i afrohet fazave të fundit të karrierës së tij dhe e ardhmja e tij me kombëtaren vazhdon të jetë temë diskutimi.

“Chapeau për Cristiano-n! Gjithmonë kam shumë respekt për njerëzit me të cilët kam kaluar kohë”, përfundoi Zidane. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments