BallinaLiga NdërkombëtareNga Shqipëria te SHBA-ja, 17-vjeçari shkruan historinë nën drejtimin e Pochettinos -...

Nga Shqipëria te SHBA-ja, 17-vjeçari shkruan historinë nën drejtimin e Pochettinos – Kampionet

Një tjetër talent me origjinë shqiptare po shkruan emrin e tij në futbollin amerikan. Vetëm 17 vjeç, Adri Mehmeti ka hyrë në histori me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mesfushori ishte titullar në fitoren 4-2 të SHBA-së ndaj Kilit, duke u bërë lojtari më i ri që Mauricio Pochettino ka aktivizuar nga minuta e parë që prej marrjes së drejtimit të kombëtares amerikane.

Mehmeti ishte pjesë e një formacioni me moshë mesatare prej vetëm 23.1 vjetësh, ndërsa paraqitja ndaj Kilit ishte e dyta për të me fanellën e SHBA-së.

Ai kishte debutuar më herët në një tjetër ndeshje miqësore.

17-vjeçari po lë gjurmë edhe në nivel klubesh, ai është bërë titullar i rregullt te New York në MLS dhe këtë sezon ka regjistruar një gol dhe katër asistime në kampionat.

Megjithatë, historia e Mehmetit me kombëtaren mund të ketë ende një kthesë.

Dy ndeshjet e tij me SHBA-në kanë qenë miqësore, ndaj ai ende mund të ketë mundësi të zgjedhë një tjetër përfaqësuese në të ardhmen. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments