BallinaKombëtarja“Kosova është një ekip i shkëlqyer” - kapiteni i Izraelit vlerëson Dardanët...

“Kosova është një ekip i shkëlqyer” – kapiteni i Izraelit vlerëson Dardanët – Kampionet

 

Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa, ka vlerësuar lart Kosovën para përballjes së së enjtes në Ligën e Kombeve, ndërsa ka pranuar se kritikat ndaj përfaqësueses së tij pas dy humbjeve të para janë të justifikuara.

Dassa u paraqit të mërkurën në konferencën për shtyp së bashku me përzgjedhësin Ran Ben Shimon, në prag të ndeshjes me Kosovën që zhvillohet të enjten nga ora 21:45 në Debrecen të Hungarisë.

Izraeli e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe tani është në kërkim të pikëve të para.

Kapiteni izraelit pranoi se skuadra po kalon ditë të vështira dhe se rezultatet e fundit kanë sjellë kritika të shumta.

“Këto nuk janë ditë të lehta, duhet të shihemi në pasqyrë. Në futboll, ashtu si në futboll, nesër është Kosova. I kemi nxjerrë mësimet tona. Njerëzit duan të shohin rezultate. Në ndeshjen e mëparshme, zemra jonë po punonte shumë, do të na duhet ta ndërpresim në ndeshjen tjetër”, tha kapiteni i Izraelit.

Dassa pati edhe fjalë të veçanta për Kosovën, duke e cilësuar përfaqësuesen dardane si një kundërshtar të fortë.

“Kosova është një ekip i shkëlqyer”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Izraeli do të kërkojë të reagojë pikërisht ndaj Kosovës, në një ndeshje që vjen pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës. Përballja në Debrecen do të zhvillohet të enjten nga ora 21:45. /Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments