BallinaLiga Ndërkombëtare“Më duheshin ato hapa” – Sesko shpjegon pse refuzoi Man Utd në...

“Më duheshin ato hapa” – Sesko shpjegon pse refuzoi Man Utd në vitin 2019 – Kampionet

Në vitin 2019, Manchester Unitedi ishte në garë për të transferuar Benjamin Seskon, i cili në atë kohë ishte vetëm 16-vjeç dhe luante për klubin slloven Domzhale.

Megjithatë, sulmuesi vendosi të transferohej te Red Bull Salzburgu, para se më vonë të kalonte te RB Leipzigu dhe, përfundimisht, të transferohej në “Old Trafford” në vitin 2025.

Duke folur për The Athletic, Sesko shpjegoi arsyen pse në atë kohë vendosi të mos e pranonte ofertën e Manchester Unitedit.

“Gjithçka kishte të bënte me momentin që zgjodhëm, sepse mendoj se ishte shumë e rëndësishme. Do të ishte një hap shumë i madh për mua të kaloja drejtpërdrejt nga Austria, apo nga Sllovenia, te Manchester Unitedi. Thjesht më duheshin ato hapa për t’u përmirësuar”, deklaroi Sesko.

Sulmuesi slloven beson se periudha e kaluar jashtë Anglisë ishte e rëndësishme për zhvillimin e tij, duke theksuar se tani ndihet shumë më i përgatitur.

“Jam shumë më i mirë, veçanërisht krahasuar me sezonin e kaluar. Sigurisht, ndryshova shtetin dhe gjithçka ishte e re për mua, por tani ndihem sikur po e shijoj vërtet”.

“Jam i lumtur këtu, e dua jetën këtu, bashkëlojtarët e mi janë perfektë dhe nuk mund të ankohem për asgjë”, shtoi ai.

Vendimi i Seskos për të ndjekur një rrugë më graduale në zhvillimin e tij rezultoi vendimtar, pasi pas eksperiencave te Salzburgu dhe Leipzigu, ai përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments