BallinaLiga NdërkombëtareDion Gallapeni shkëlqen në Poloni, dhuron asistim dhe shpallet Lojtari i Ndeshjes...

Dion Gallapeni shkëlqen në Poloni, dhuron asistim dhe shpallet Lojtari i Ndeshjes – Kampionet

Dion Gallapeni ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në kampionatin polak, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të fitores së Wisla Plock.

Mbrojtësi kosovar ishte titullar në ndeshjen ndaj Cracovias, të cilën Wisla Plock e fitoi me rezultat 3-1.

Gallapeni asistoi për golin e parë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në epërsinë e skuadrës së tij dhe duke vazhduar formën e mirë në këtë fillim të edicionit.

Paraqitja e 21-vjeçarit u vlerësua maksimalisht edhe nga platforma statistikore SofaScore, e cila i dha notën 8.2, duke e shpallur Lojtarin e Ndeshjes.

Gallapeni qëndroi në fushë për 81 minuta, duke qenë i sigurt në repartin defensiv dhe njëkohësisht i dobishëm në fazën ofensive.

Mbrojtësi kosovar është pjesë e Wisla Plock deri në vitin 2029, ndërsa paraqitje të tilla po tregojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij në formacionin e skuadrës polake.

Një tjetër ndeshje e madhe për Gallapenin, i cili këtë herë jo vetëm kontriboi me asistim, por u shpërblye edhe me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments