BallinaLiga NdërkombëtareSkandal i madh në Arabi, tifozët provokuan Ruben Neves me kore për...

Skandal i madh në Arabi, tifozët provokuan Ruben Neves me kore për Diogo Jotan – Kampionet

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Superligën e Arabisë, ku tifozët e Al Taawon kanë provokuar Ruben Nevesin me kore për mikun e tij të ndjerë, Diogo Jota.

Skena të rënda janë regjistruar gjatë ndeshjes mes Al Taawonit dhe Al Hilalit, ku në qendër të vëmendjes ishte mesfushori portugez, Ruben Neves.

Në momentin kur loja ishte e ndalur dhe Neves kishte topin në këmbë, nga tribunat e tifozëve vendas nisën të dëgjoheshin vazhdimisht kore me emrin “Jota, Jota, Jota”, në atë që u interpretua si një përpjekje për të provokuar futbollistin e Al Hilalit.

Koret lidhen me ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotas, mikut dhe ish-shokut të skuadrës së Nevesit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik rrugor.

Neves reagoi menjëherë ndaj provokimit. I revoltuar dhe dukshëm i prekur nga ajo që po ndodhte, portugezi iu drejtua tifozëve me duartrokitje ironike, ndërsa bëri edhe një gjest duke treguar lart.

Pas përfundimit të ndeshjes, Neves nuk e fshehu zhgënjimin për sjelljen e tifozëve.

“Shpresoj të mos shkojnë të luten pas asaj që bënë sot”, raportohet të ketë thënë mesfushori.

Në fund, ndeshja pati një epilog edhe më të dhimbshëm për tifozët e Al Taawonit.

Al Hilali triumfoi me rezultat të thellë 6-0, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës vendase.

Incidenti me koret për Jotan ka ngjallur reagime të shumta, pasi humbja e sulmuesit portugez mbetet një nga tragjeditë më të dhimbshme të futbollit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments