BallinaLiga NdërkombëtareZbulohet ‘sekreti’ i Topit të Artë – këto janë tri kiteret që...

Zbulohet ‘sekreti’ i Topit të Artë – këto janë tri kiteret që përcaktojnë fituesin e këtij çmimi – Kampionet

Topi i Artë konsiderohet një nga çmimet më të rëndësishme individuale në futboll, por fitimi i këtij trofeu prestigjioz nuk përcaktohet vetëm nga golat, asistimet apo statistikat individuale.

Përzgjedhja e fituesit bazohet në disa faktorë të rëndësishëm që votuesit duhet t’i marrin parasysh kur vendosin se cili lojtar e meriton të shpallet më i miri në botë.

Performanca individuale

Një nga kriteret më të rëndësishme është performanca individuale e lojtarit gjatë gjithë sezonit, në të gjitha garat. Në vlerësim hyjnë paraqitjet në ndeshjet e mëdha, kontributi në momentet vendimtare dhe vazhdimësia e treguar gjatë sezonit.

Golave dhe asistimeve u kushtohet gjithashtu rëndësi, veçanërisht kur ato vijnë në ndeshje të rëndësishme. Paraqitjet nën presion dhe aftësia për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshjeje janë faktorë që ndikojnë në votim.

Një kandidat fiton shumë pikë nëse arrin të tregojë vazhdimisht paraqitje të nivelit të lartë dhe të ketë ndikim në momentet më të rëndësishme të sezonit.

Trofetë me klubin

Suksesi kolektiv është një tjetër element i rëndësishëm në përcaktimin e fituesit të Topit të Artë. Trofetë e fituar me klubin kanë peshë të konsiderueshme gjatë procesit të votimit.

Megjithatë, fitimi i trofeve nuk është kriteri i vetëm dhe nuk do të thotë automatikisht se një lojtar do ta fitojë çmimin. Performanca individuale dhe ndikimi i tij në suksesin e skuadrës mbeten faktorë thelbësorë.

Fair-play dhe sjellja në fushë

Në vlerësim merret parasysh edhe sjellja e lojtarit në fushë. Fair-play, qëndrimi dhe sjellja e përgjithshme gjatë ndeshjeve janë pjesë e kritereve që mund të ndikojnë në votim.

Kështu, një lojtar nuk vlerësohet vetëm për atë që bën me topin, por edhe për mënyrën se si sillet dhe respekton parimet e sportivitetit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments