BallinaLiga NdërkombëtareIsh-ylli holandez vendos në shitje medaljen e Kupës së Botës - Kampionet

Ish-ylli holandez vendos në shitje medaljen e Kupës së Botës – Kampionet

Wesley Sneijder ka marrë një vendim të pazakontë duke nxjerrë në shitje disa prej kujtimeve më të çmuara të karrierës së tij me Kombëtaren e Holandës.

Ish-ylli holandez ka vendosur të shesë Topin e Argjendtë që fitoi në Kupën e Botës 2010, si dhe medaljen e bronztë të marrë katër vjet më vonë në Brazil.

Në Botërorin e vitit 2010, Sneijder ishte një nga figurat kryesore të Holandës. Ai shënoi pesë gola gjatë turneut dhe u shpall lojtari i dytë më i mirë i kompeticionit, duke fituar Topin e Argjendtë. Holanda arriti deri në finale, ku u mposht nga Spanja pas golit të Andrés Iniestas në kohën shtesë.

Sneijder ka nxjerrë në shitje edhe medaljen e bronztë të Kupës së Botës 2014. Në atë turne, Holanda triumfoi 3-0 ndaj Brazilit në ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa Sneijder ishte pjesë e skuadrës holandeze.

Të dyja objektet janë vendosur në shitje në platformën “Match Worn Shirt”, në kuadër të një koleksioni të veçantë të quajtur “koleksioni i legjendave”.

“Janë objekte që janë shumë të dashura për mua. Mendoj se është shumë mirë që mund t’i ndaj këto momente me tifozët e futbollit dhe koleksionistët që e vlerësojnë vërtet historinë që fshihet pas këtyre objekteve”, ka deklaruar Sneijder.

Sneijder është një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e Holandës.

Ai zhvilloi 134 ndeshje me fanellën e “Tulipanëve” dhe shënoi 31 gola, ndërsa karrierën e tij e kurorëzoi me trofe të shumtë edhe në nivel klubesh./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments