
Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën Premier , duke triumfuar 2-1 ndaj Bournemouthit në një ndeshje dramatike.
Me ndryshim në stol, por edhe në skuadër, Man City e ka nisur me fitore sezonin e ri, edhe pas pas pjesës së parë ishte në disavantazh.
Bournemouth kaloi i pari në epërsi në minutën e 26-të, kur Marcus Tavernier realizoi për 0-1 pas asistimit të Evanilson.
“Citizens” reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan në minutën e 84-t me Marc Guehi, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Rayan Cherkit.
Në minutën e 90+1-të, Josko Gvardiol shënoi për përmbysjen, por goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u konfirmua dhe Man City kompletoi rikthimin spektakolar.
Kështu, skuadra e Enzo Marescas e nis kampionatin me tri pikët e para, ndërsa Bournemouth mbetet pa pikë pas javës së parë. /Kampionet/


