
Një raportim në mediat spanjolle të enjten pretendoi se ish-mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka vendosur një kusht të pazakontë për të nënshkruar me Getafen.
Carvajal mund të bashkohet me çdo klub pa qenë i kufizuar nga afatet e merkatos, pasi është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin në fund të sezonit të kaluar.
Sipas radios Marca, futbollisti është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës për të veshur fanellën e Getafes, por vetëm nëse kontrata përfshin një klauzolë të panegociueshme.
Kjo klauzolë lidhet me të ardhmen e tij. Ajo parashikon që, nëse gjatë afatit kalimtar të dimrit merr një ofertë nga ndonjë klub dhe dëshiron ta pranojë atë, mund të largohet nga Getafe.
Me fjalë të tjera, Carvajal do të nënshkruante një marrëveshje me miratimin e të dyja palëve, e cila do ta lidhte me Getafen për vetëm tre muaj, deri në hapjen e afatit kalimtar të verës.
Megjithatë, Getafe nuk duket se është e interesuar për një marrëveshje të tillë.
I njëjti burim raporton se kjo kërkesë po e thellon edhe më shumë hendekun mes dy palëve./Kampionet/



