
Manchester City mund të ruajë në mënyrë befasuese të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm, madje edhe nëse Liga Premier e ndëshkon rëndë klubin, deri në pikën e rënies nga kategoria.
Figura të rëndësishme të futbollit janë gjithnjë e më të shqetësuara se klubi mund të shfrytëzojë një boshllëk në rregulloren e licencimit të UEFA-s për të vazhduar të luajë në garat evropiane.
Pavarësisht rrezikut të një ndëshkimi të rëndë në futbollin vendas,ë drejtues të lartë të këtij sporti besojnë se City mund të luajë sërish në Ligën e Kampionve sezonin e ardhshëm. Sipas BBC Sport, skuadra mund të sigurojë kualifikimin duke fituar këtë sezon kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.
Nuk ekziston asnjë mekanizëm automatik që përjashton një klub nga garat evropiane nëse ai kualifikohet falë rezultateve sportive. Kjo mundësi ka shkaktuar shqetësim të madh te drejtuesit e futbollit. Sipas tyre, do të ishte e papranueshme që City të përfitonte të ardhura të mëdha nga pjesëmarrja në elitën e futbollit evropian, nëse ndaj tij shqiptohet një ndëshkim i rëndë.
Çështja kryesore lidhet me licencën e UEFA-s, e cila është e domosdoshme për të marrë pjesë në garat evropiane. Sipas raportimit të GiveMeSport, licenca e Cityt “është ngritur si një çështje serioze shqetësimi”. Burimi shtoi se zgjidhja e situatës “do të kërkonte një koordinim të tillë mes palëve, i cili deri më tani ka munguar”.
Federata Angleze e Futbollit (FA) është përgjegjëse për dhënien e licencave evropiane, por ia ka deleguar këtë detyrë Ligës Premier. Megjithatë, organi drejtues nuk mund t’ia refuzojë licencën një klubi nëse ai i përmbush të gjitha kriteret minimale të përcaktuara./Kampionet/



