BallinaLiga NdërkombëtareIsh-ylli i Portugalisë flet për sherrin Ronaldo-Jorge Jesus - Kampionet

Ish-ylli i Portugalisë flet për sherrin Ronaldo-Jorge Jesus – Kampionet

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Portugalisë, Ricardo Quaresma, ka komentuar polemikën që përfshin Cristiano Ronaldon, pas largimit të këtij të fundit nga grumbullimi i kombëtares, si pasojë e mosmarrëveshjeve me trajnerin Jorge Jesus.

Sulmuesi i Al-Nassr raportohet se është pezulluar përkohësisht nga Federata Portugeze e Futbollit, por pritet të rikthehet në ekipin kombëtar gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.

Quaresma, i cili ka raporte të mira si me Ronaldon, ashtu edhe me trajnerin e kombëtares dhe presidentin e federatës, theksoi se kjo çështje duhej të zgjidhej brenda grupit dhe jo të bëhej publike.

“ Ndonjëherë, duhet të përballesh me pasojat e veprimeve të tua, apo jo?”, u shpreh fillimisht ish-reprezentuesi portugez.

Ai shtoi se nuk ndihet rehat të flasë për këtë çështje, pasi ka marrëdhënie të mira me të gjitha palët e përfshira dhe se vetëm ata që kanë qenë të pranishëm gjatë bisedës e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Këto janë gjëra për të cilat nuk më pëlqen të flas, sepse kam marrëdhënie të mira me Cristianon, me trajnerin e kombëtares dhe me presidentin. Natyrisht, janë ata që duhet të flasin për këtë çështje. Ata kanë qenë në atë dhomë dhe e dinë se çfarë është thënë”, deklaroi Quaresma.

Ish-futbollisti theksoi se të gjitha palët janë mjaftueshëm të pjekura për ta zgjidhur mosmarrëveshjen pa e ekspozuar atë para publikut.

“Jemi të gjithë të rritur dhe kjo çështje mund të zgjidhej brenda grupit. Nuk kishte nevojë të bëhej publike. Megjithatë, nuk jam unë ai që duhet të komentojë, të flasë për këtë apo t’i japë këshilla dikujt”. “Trajneri i kombëtares është më i moshuar se unë, Cris është më i ri, ndërsa presidenti është më i moshuar se unë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, përfundoi Quaresma. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments