
Mbrojtësi i krahut i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, dëshiron të shohë një lojtar tjetër të PSG-së duke e ngritur Topin e Artë këtë vit.
Reprezentuesi maroken, i cili është gjithashtu në listën përfundimtare, zbuloi dëshirën e tij për të fituar çmimin, por këmbëngul që trofetë kolektivë me ekipin të jenë të parët.
Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele e fitoi çmimin vitin e kaluar. Ai është gjithashtu në garë këtë vit së bashku me yjet e Les Parisiens, Marquinhos, Nuno Mendes, Willian Pacho, Khvicha Kvaratskhelia, Joao Neves, Fabian Ruiz, Vitinha dhe Ferran Torres nga PSG.
“Shpresoj që një lojtar i PSG-së ta sjellë këtë trofe përsëri në Paris dhe që ne ta festojmë atë me tifozët dhe ekipin”, ka thënë fillimisht Hakimi.
“A shpresoj ta fitoj? Është një trofe i veçantë, të gjithë duan ta fitojnë, por edhe nëse nuk e fitoj unë, jam shumë i lumtur që jam i nominuar. Për mua, gjërat më të rëndësishme janë trofetë e ekipit”, përfundoi ylli maroken.
Ndryshe, ceremonia e Topit të Artë 2026 do të mbahet në Londër më 26 tetor, teksa favoritët kryesor llogariten Harry Kane, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe. /Kampionet/



