
Juventusi ka shënuar fitore minimale në përballjen ndaj Chelseas, në sfidën që u zhvillua në Hong Kong në kuadër të miqësoreve.
“Zonja e Vjetër” fitoi me rezultat minimal 0-1, sfidë që doli të jetë shumë e baraspeshuar.
Dy skuadrat krijuan raste të vazhdueshme megjithatë nuk arritën assesi t’i konkretizonin.
Ishte ylli i Kosovës Edon Zhegrova që e bëri dallimin me një eurogol nga distanca.
Zhegrova me një goditje të saktë nga distanca, e la portierin vendas plotësisht të shtangur për të zhbllokuar rezultatin (68’).
Ky është goli i parë i Zhegrovës në fanellën e Juventusit, duke dhënë shenja pozitive se po e rigjen formën e dikurshme që kishte te Lille./Kampionet/


