BallinaSuperliga e KosovësZyrtare: Drita prezanton mesfushorin Besar Halimi - Kampionet

Zyrtare: Drita prezanton mesfushorin Besar Halimi – Kampionet

Drita ka bërë një tjetër lëvizje, duke e përforcuar mesfushën me një emër të njohur të futbollit kosovar. Klubi gjilanas ka zyrtarizuar transferimin e Besar Halimit, i cili nga sot do t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër.

“Gilangjia Besar Halimi është Bardh e Kaltër! Forcë e re. Energji e re. I njëjti synim”, ka njoftuar Drita përmes një komunikate në rrjetet sociale, duke konfirmuar afrimin e mesfushorit 31-vjeçar.

Halimi, i cili është nga Gjilani, do të rikthehet kështu në qytetin e tij për të qenë pjesë e kampiones në fuqi të Kosovës.

Klubi i ka uruar mirëseardhje mesfushorit, duke theksuar se ai është gati për sfidat e reja me fanellën e Dritës.

“Gati për sfidat që na presin. Gati për të dhënë gjithçka për fanellën, qytetin dhe stemën tonë. Mirë se vjen në shtëpi, Besar!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Halimi ka një karrierë të pasur, duke luajtur për disa klube të njohura në Evropë. Ai e ka nisur rrugëtimin te Stuttgart Kickers, ndërsa më pas ka qenë pjesë e Mainz, Brøndby, Sandhausen, Riga, Apollon, Hallescher dhe Slask Wrocław.

Së fundmi, mesfushori ka luajtur edhe për Raja Casablanca, ndërsa tashmë aventura e tij e re do të jetë në Superligën e Kosovës, me Dritën.

Besi halimi(1) telegrafi.com

Halimi është gjithashtu futbollist i Kombëtares së Kosovës. Ai ka regjistruar 32 paraqitje me “Dardanët”, ndërsa ka shënuar tri gola. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments