
Thomas Tuchel ka marrë një goditje para ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve, pasi pesë futbollistë janë detyruar të tërhiqen nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve.
Tino Livramento, Kobbie Mainoo, Cole Palmer, Marcus Rashford dhe Declan Rice nuk do të jenë në dispozicion të Anglisë për sfidat e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Mungesa e pesë lojtarëve përbën një shqetësim të madh për trajnerin Thomas Tuchel, i cili duhet të riorganizojë skuadrën në disa reparte.
Për të plotësuar boshllëqet e krijuara, Tuchel ka vendosur të ftojë në mënyrë emergjente mesfushorin e Evertonit, James Garner, dhe yllin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White.

Të dy futbollistët pritet t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në “St. George’s Park”, teksa Anglia përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës, Çekisë dhe Kroacisë. /Kampionet/



