BallinaLiga NdërkombëtareE kryer, Miliani dhe Modric arrijnë marrëveshje të re - Kampionet

E kryer, Miliani dhe Modric arrijnë marrëveshje të re – Kampionet

Luka Modric do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër, pasi palët kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2027.

Sipas raportimeve të MilanNews dhe gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është përfunduar dhe mungon vetëm nënshkrimi zyrtar, i cili pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Mesfushori kroat, i cili do të festojë 41-vjetorin pas pak javësh, kishte lënë të kuptohej para Kupës së Botës 2026 se mund t’i jepte fund karrierës. Megjithatë, ai ka vendosur të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe ta bëjë këtë me fanellën e kuqezinjve.

Sipas marrëveshjes së re, Modric do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën, ndërsa kontrata e tij do të zgjasë deri në qershor të vitit 2027.

Legjenda kroate iu bashkua Milanit verën e kaluar si lojtar i lirë, pas një periudhe të jashtëzakonshme me Real Madridin. Më herët në karrierë ai ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin dhe Tottenham.

Në sezonin e tij të parë me Milanin, Modrić zhvilloi 37 ndeshje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë tre asistime, ndërsa mbetet një nga liderët e skuadrës si brenda ashtu edhe jashtë fushës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments