BallinaLiga NdërkombëtareZyrtare: Simon Simoni transferohet te Luzerni - Kampionet

Zyrtare: Simon Simoni transferohet te Luzerni – Kampionet

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi është transferuar zyrtarisht te Luzerni, klub që garon në elitën e futbollit zviceran.

21-vjeçari largohet nga Eintracht Frankfurti dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë me Luzernin, e cila do ta mbajë në klub deri në verën e vitit 2029.

Simoni iu bashkua Eintracht Frankfurtit në vitin 2023, pasi kishte spikatur me Dinamon e Tiranës, ku zhvilloi 29 ndeshje në ekipin e parë. Gjatë periudhës në Gjermani ai aktivizohej kryesisht me skuadrën e dytë të klubit.

Për të fituar më shumë minuta në nivel profesional, portieri shqiptar u huazua fillimisht te Ingolstadt 04 në Ligën e Tretë të Gjermanisë, ndërsa më pas edhe te Kaiserslautern në Bundesliga 2.

Simoni bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë në shtator të vitit të kaluar./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments