BallinaSuperliga e KosovësZyrtare: Kreshnik Uka transferohet te Malisheva - Kampionet

Zyrtare: Kreshnik Uka transferohet te Malisheva – Kampionet

Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

Uka vjen pas një edicioni të shkëlqyer me Drenicën, ku u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, duke realizuar 19 gola dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë në repartin ofensiv.

Klubi nga Malisheva e prezantoi sulmuesin përmes rrjeteve sociale, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardhekaltër.

“Njoftojmë transferimin e sulmuesit Kreshnik Uka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë”, thuhet fillimisht në njoftimin e Malishevës.

“Uka vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Drenicën, ku u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës për edicionin që lamë pas, duke realizuar 19 gola dhe duke konfirmuar cilësitë e tij si një nga futbollistët më vendimtarë në repartin ofensiv”.

“Klubi ynë i uron Kreshnikut mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e FC Malishevës”, mbyllet njoftimi i nën-kampionëve të Kosovës.

Transferimi i Ukës konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Malishevën, e cila synon të ketë një sezon sa më të suksesshëm në garat vendore dhe ndërkombëtare. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments