BallinaSuperliga e KosovësProkuroria: Pamjet e kamerave shfaqin Edonisa Aliun duke e goditur Liridon Lecin...

Prokuroria: Pamjet e kamerave shfaqin Edonisa Aliun duke e goditur Liridon Lecin – Kampionet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin e ndodhur më 11 tetor, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, mes analistit të futbollit Liridon Leci dhe ish-futbollistes Edonisa Aliu.

Dyshja gjatë emisionit kishin shkëmbime fjalësh, ndërsa pas mbylljes, ka ndodhur një incident mes tyre.

Sipas përgjigjes së zëdhënëses së Prokurorisë, Kaltrina Shala, dhënë për KALLXO.com, të dy personat kanë paraqitur pretendime për fyerje dhe sulm fizik pas përfundimit të emisionit televiziv në RTV Dukagjini.

Reagon Liridon Leci: Nuk kam sulmuar askënd telegrafi.com

Aliu është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se është fyer dhe është kapur për fyti nga Leci. Ajo gjithashtu ka marrë tretman mjekësor në Obiliq, por sipas raportit mjekësor, nuk janë vërejtur shenja apo gërvishtje të dukshme.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, më 12 tetor, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat, sipas vlerësimit të autoriteteve, shihet se Aliu e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Leci.

“Lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për veprat penale – lëndim i lehtë trupor dhe deklarim i rremë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë, të publikuar nga KALLXO.com.

Prokuroria ka bërë të ditur se po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

telegrafi.com

Ndërkohë, drejtori i informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka njoftuar gjatë ditës se televizioni ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin me Liridon Lecin. Ndërsa ish futbollisti ka deklaruar pas tij se ka dhënë dorëheqje gjatë e emisionit nga pozita e analistit.

Rasti mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë mbledhjen dhe shqyrtimin e provave për të ndriçuar plotësisht ngjarjen.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments