BallinaLiga NdërkombëtareSuarez e nis sezonin e ri të MLS me dy gola, mposht...

Suarez e nis sezonin e ri të MLS me dy gola, mposht Lewandowskin dhe merr një goditje në fytyrë – Kampionet

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez ishte lojtari kryesor në fitoren 3-2 të Inter Miamit si vendas i Chicago Fire në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Major League Soccer.

Pas Kupës së Botës, sezoni i MLS-së rifilloi. Xhiro e parë e rifillimit solli një përballje midis golashënuesve më të mirë.

Luis Suarez (39 vjeç) dhe Inter Miami pritën Chicago Fire, për të cilin Robert Lewandowski (37 vjeç) debutoi. Por, Suarez ia prishi debutimin mysafirit në Amerikë.

Në paraqitjen e tij të 100-të për Inter Miamin, ylli uruguaian arriti 50 gola duke shënuar dy golat e parë në fitoren 3-2 të ekipit vendas.

Goli i parë erdhi nga penalltia në minutën e 27-të për barazimin 1-1, ndërsa në minutën e 51-të u përkujdes me një gol të bukur ta dërgoj ekipin e tij në epërsi 2-1.

Megjithatë, pas golit të dytë, Suarez ishte cak i një goditje me shqelm në fytyrë në minutën e 63-të të ndeshjes.

Ishte kapiteni i mysafirëve, Jack Elliott, i cili e goditi me shqelm në fytyrë Suarezin pas një dueli ku fillimisht i hoqi topin.

from soccer

Elliot u ndëshkua me karton të verdhë për këtë, dhe Suarez u përpëlit në fushë me një grimasë të dhimbshme pas goditjes.

Ai shpejt u rikuperua dhe luajti deri në fund të ndeshjes. Pas ndeshjes, ai e përshëndeti Lewandowskin dhe shkëmbyen fanellat. /Kampionet/


RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments