BallinaLiga NdërkombëtareAtletico Madrid po pret një kërkim falje nga Alvarez pas deklaratave të...

Atletico Madrid po pret një kërkim falje nga Alvarez pas deklaratave të tij rreth transferimit te Barcelona – Kampionet

Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, drejtuesit e Atletico Madridit presin një kërkim-falje nga Julian Alvarez pas deklaratës së tij të papritur, ku sulmuesi argjentinas thuhet se ka kërkuar transferimin gjatë kësaj vere për të realizuar një ëndërr personale.

26-vjeçari lë të kuptohet se destinacioni i tij i preferuar është Barcelona, klub që prej kohësh po ndjek situatën e tij.

Alvarez besohet se e sheh skuadrën katalanase si hapin ideal të radhës në karrierën e tij, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga PSG dhe Arsenali.

Megjithatë, Atletico Madridi mbetet i vendosur për ta mbajtur lojtarin, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Klubi madrilen nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin te Barcelona dhe ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet e katalanasve përmes deklaratave publike.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj.

Raportet sugjerojnë se katalanasit janë të gatshëm të rrisin ofertën deri në 150 milionë euro në përpjekje për të bindur Atletico Madridin që të pranojë shitjen e yllit argjentinas.

Situata mund të tensionohet edhe më shumë nëse klubi madrilen vazhdon të kërkojë një falje publike nga Alvarez, duke rrezikuar përkeqësimin e marrëdhënieve mes palëve. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments