BallinaSuperliga e KosovësZyrtare: Armend Dallku rikthehet në krye të Dukagjinit - Kampionet

Zyrtare: Armend Dallku rikthehet në krye të Dukagjinit – Kampionet

KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e Armend Dallkut në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës.

Klubi nga Klina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Dallkun, i cili rikthehet edhe një herë në krye të ekipit bardhekaltër, duke nisur një kapitull të ri me skuadrën.

Dallku është një emër i njohur për KF Dukagjinin dhe futbollin kosovar, ndërsa rikthimi i tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në vazhdimësinë e projektit dhe ambicieve sportive të klubit.

KF Dukagjini beson se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i Dallkut do të jenë vlera të rëndësishme në arritjen e objektivave të skuadrës dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekipit.

Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur edhe përbërjen e stafit teknik që do të punojë së bashku me kryetrajnerin Dallku, sikurse në të kaluarën.

Pjesë e stafit do të jenë ndihmëstrajnerët Artan Luzi dhe Agon Ramadani, si dhe trajneri i portierëve, Rinor Xhemaj.

Me këtë përbërje të stafit, Dukagjini synon të krijojë një ambient profesional dhe stabil, duke u mbështetur në përvojën dhe përkushtimin e secilit anëtar të ekipit teknik.

KF Dukagjini i ka uruar shumë suksese Armend Dallkut dhe stafit të tij në këtë kapitull të ri me klubin nga Klina. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments