
Sulmuesi Fisnik Asllani është ndarë i lumtur me barazimin pa gola ndaj Izraelit.
Ai në një intervistë për “Klan Kosova” ka deklaruar se rezultati ishte i drejtë dhe tani duhet fokusuar te Austria.
“Besoj që rezultati është në rregull. Ne patëm shanse, Izraeli gjithashtu. Dyjat kemi mujt me dhanë gol. Ka qenë 50-50, tash duhet të rigjenerohemi dhe të përgatitemi për Austrinë”.
“Normalisht jem me ekip ambicioz. Kem plot lojtarë që e kanë mentalitetin me fitu, por futboll nuk është aq lehtë. Tash të fokusohemi me Austrinë dhe të luajmë mirë”.
Ai shtoi se synimi i Kosovës është fitorja, pavarësisht që nuk do të jetë e lehtë.
“Besoj që i kemi të gjithë të gatshëm, të gjithë e kanë treguar. Të gjithë janë gati me përfaqësuar Kombëtaren, është ndjenjë e mirë për secilin lojtar”.
“Të rigjenerohemi pastaj të japim maksimumin. Me secilin kundërshtarë e synojmë fitoren. Lojën e parë e kemi humbur 3-1, tash duam në Prishtinë fillimisht të bëjmë një lojë të mirë dhe pastaj rezultati vjen mirë”.
Përndryshe, përballja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00./Kampionet/


