BallinaKombëtarja“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para...

“Pa shenja presioni” – mediumi izraelit befasohet nga atmosfera te Kosova para ndeshjes – Kampionet

 

Atmosfera në kampin e Kosovës duket dukshëm më e qetë në prag të përballjes me Izraelin, e cila zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë.

Derisa në kampin izraelit raportohet për presion të madh pas dy humbjeve radhazi, futbollistët e Kosovës kanë shfrytëzuar momentet e lira për t’u shkëputur nga rutina e grumbullimit.

Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi nga qëndrimi i ekipit kosovar në Debrecen, ku lojtarët shihen duke shëtitur në qytet, duke pirë kafe dhe duke shijuar motin me diell.

Sipas mediumit, pamjet e tilla japin përshtypjen e një atmosfere të qetë në kampin e Kosovës, me futbollistët që duken të çliruar nga presioni para një ndeshjeje që mund të ketë rëndësi të madhe.

“Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, shkruan One, duke e interpretuar këtë si një tregues të besimit që ekziston në kampin kosovar para përballjes me Izraelin.

Në anën tjetër, situata te kundërshtari është krejtësisht tjetër. Izraeli vjen pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit dhe pritet të bëjë ndryshime të shumta në formacion për duelin ndaj Kosovës.

Tashmë mbetet të shihet nëse qetësia e treguar jashtë fushës do të reflektohet edhe në paraqitjen e Kosovës në “Nagyerdei Stadium”, aty ku të enjten pritet një përballje me shumë peshë./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments