Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaSuperliga e KosovësZyrtare: Alban Dragusha emërohet trajner i ri i Ferizajt - Kampionet

Zyrtare: Alban Dragusha emërohet trajner i ri i Ferizajt – Kampionet

Klubi i Ferizajt ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Alban Dragushës në postin e trajnerit të parë të skuadrës.

Përmes një komunikate, ferizajasit konfirmuan se kanë arritur marrëveshje me Dragushën, i cili do ta udhëheqë ekipin në edicionin e ardhshëm.

Trajneri kosovar vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina, ndërsa klubi beson se përvoja dhe profesionalizmi i tij do të ndihmojnë në realizimin e objektivave të skuadrës.

“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Alban Dragusha, i cili është emëruar trajner i ri i skuadrës sonë. Dragusha vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina dhe sjell me vete përvojë, profesionalizëm dhe ambicie për sukses”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ferizaj i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, duke i dëshiruar suksese në krye të ekipit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments