Tuesday, June 23, 2026
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareMbrojtësi i Anglisë tregohet i sinqertë: Në të ardhmen do të luaj...

Mbrojtësi i Anglisë tregohet i sinqertë: Në të ardhmen do të luaj në mesfushë – Kampionet

Nico O’Reilly është shndërruar në zgjedhjen e parë të Anglisë në krahun e majtë të mbrojtjes para Kupës së Botës, por talenti i Manchester Cityt beson se e ardhmja e tij afatgjatë është në mesfushë.

20-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij si mbrojtës i majtë, por ka bërë të qartë se pozicioni ku ndihet më natyrshëm është ai i mesfushorit “box-to-box”.

“Mendoj se në të ardhmen do të kthehem në mesfushë. Profili im dhe gjithçka që kam përshtatet atje, ndoshta si një mesfushor ‘box-to-box’. Por si mbrojtës i majtë e kam shijuar dhe kjo më ka sjellë këtu, në një Kupë Bote”, deklaroi O’Reilly.

Futbollisti i Manchester Cityt theksoi se roli i tij aktual nuk është ai i një mbrojtësi të majtë tradicional, pasi shpesh lëviz drejt qendrës së fushës dhe ka liri më të madhe në lojë.

“Duke luajtur si mbrojtës i majtë, në shumicën e kohës jam në qendër të fushës. Nuk është se luaj si një mbrojtës i majtë tradicional. Edhe te Anglia, futem brenda dhe më lejohet të lëviz lirshëm, kështu që është pak më e lehtë”, shtoi ai.

Pavarësisht suksesit në mbrojtje, O’Reilly duket i bindur se në vitet e ardhshme do të rikthehet në pozicionin ku e sheh veten më së miri, atë të mesfushorit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments